“Nuk kam qenë i përgatitur të flas me numra”, Kasami nuk e din se sa të punësuar ka në komunën e Tetovës
Duke folur për kontratat e nënshkruara pas ardhjes së Besës në Komunën e Tetovës dhe numrin e të punësuarve në këtë institucion, kreu i Komunës dhe i Lëvizjes Besa ka thënë se nuk e din numrin e saktë se sat ë punësuar ka në komunën e Tetovës.
Kasami e pranoi vet se nuk është i përgatitur për të folur për këtë temë, njofton indeks.mk
Indeks.mk ju sjell një pjesë nga debati në studio të TV21 mes gazetarit, Fatmir Aliu dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami.
“Përmes agjencinë të punësuar me vendime të përkohshme janë më pak se 100 persona. Të njëjtit punojnë në komunë, angazhimi është konform ligjit…”, tha fillimisht Kasami, raporton indeks.mk
Gazetari: Sa të punësuar keni në komunë sot, z. Kasami juve?
Kasami: Po them edhe njëherë….
Gazetari: …. Nuk e dini sa të punësuar keni?
Kasami: Është çështje, mos të flas me numra preciz, nuk kam ardhur të flas dhe nuk kam qenë i përgatitur të flasë me numra saktë, sepse tash jam kryetar.