Ndodhemi para objektit të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në fshatin Zhelinë ku gati një muaj që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, nxënësit vazhdojnë të mësojnë në klasa të ftohta. Ditëve të fundit gjendja po bëhet edhe më e rëndë për shkak të shkurtimit të ditës, ku si pasojë orët e para të ndërrimit të paradites dhe orët e fundit të ndërrimit të pasdites po bëhen të papërballueshme.
Kjo që po ndodh rrezikon grupmoshat më të ndjeshme dhe duhet të paraqesë alarm urgjent për të gjithë.
U bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të veprojnë urgjentisht për të siguruar ngrohjen për nxënësit e Zhelinës, pasi që në mungesë të kushteve elementate vështirësohet edhe procesi edukativo arsimor.
Denis Aliti, Kryetar i Degës së Zhelinës