Prokurori i Prokurorisë Themelore të Dibrës Neat Croj, prej shumë kandidatëve të paraqitur në konkursin për punësim si nëpunës administrative (proces-verbalistë), ka përzgjedhur mbesën e tij, Zelfida Sela.
Prokuroria vendimin për përzgjedhjen e mbesës së prokurorit Neat Croj e ka marrë më 12 dhjetor të këtij viti.
Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 26 shtator publikoi në gazetat ditore shpalljen me numër 1/2022 për plotësimin e vendit të punës referent i prokurorisë së lartë (proces-verbalist).
Në mesin e disa kandidatëve të paraqitur për këtë vend pune, komisioni për përzgjedhjen e kandidatit që i plotëson kushtet e kërkuara, është përcaktuar për Zelfide Selën, mbesë (vajza e vëllait) të prokurorit Neat Croj.