Rrëfimi i këngëtarit Luiz Ejlli mbi sëmundjen e tij të rrallë ka sjellë reagimin e kolegëve të tij jashtë.

Fillimisht ishte Ronela Hajati, bashkëudhëtare e tij në kompeticionin “Ethet e së Premtes”, e cila u shpreh e prekur nga rrëfimi i këngëtarit.

“Uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13-vjeç (kur kemi qenë tek ethet) të shërohet sa më shpejt! U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë. Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, u shpreh ajo.

Luiz Ejlli zbuloi se vuan nga një sëmundje e rrallë, kolegët

Mes shumë hamendësimeve për faktin se ky rrëfim u bë një reality show, edhe Flori Mumajesi shprehet i prekur dhe nuk beson të jetë shaka e këngëtarit.

“I prekur…vështirë të jetë shakaja e radhës. I njoh pak të dy jashtë dhe Luizi mistrec s’ka lidhje me Luizin që shoh në këtë video. Sado ai sforcohet brenda vetes zëri jashtë tij mua më tingëllon i thyer”.

Në një rrëfim me moderatorn Kiara Tito, këngëtari Luiz Ejlli zbuloi se vuan nga një sëmundje e rrallë.

Artisti tregoi se duhet patjetër që të kurohet në gusht të këtij viti në Bergamo të Italisë, por nuk ka treguar se cila është diagnoza që i kanë thënë mjekët.

“E kam në gjithë trupin. Nuk e dija shkova të bëja check up dhe më doli. Kam për të ikur në gusht në Bergamo që të mjekohem. Nuk e kam thënë para se të hyja. Ndaj u futa se më duhen ato (lekët). Është sëmundje e rrallë. 11 klinika janë në botë që e trajtojnë. Kjo e Bergamos ishte e zënë deri në gusht”, u shpreh ai.