Një 19 vjeçar dhe tre të mitur mbrëmë në tentim për ti ikur policisë me veturën të cilën e kishin vjedhur prej Ministrisë së Bujqësisë kanë dëmtuar tre vetura të peraonave fizik dhe dy vetura të tjera të Policisë ndërsa kanë dëmtuar edhe një objekt afarist ku kanë mbetur të lënduar 3 polic të cilët vijojnë të qëndrojnë të hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës
Sipas zëdhënësit të policos së Tetovës, Fatmir Rexhepi i cili në një deklaratë ekskluzive për TS ka deklaruar se 4 të rinjët kanë kryer edhe disa vjedhje tjera të cilat edhe i kanë pranuar dhe pas procedimit të plotë të rastit do të ngritet edhe padi adekuate./TS/