Teksa zhvillohej debati se a kishte a po jo të drejtë Goran Misovski të ndërpresë seancën plenare dhe të vazhdojë të njëjtën pas orës 18:00, deputetët opozitarë pyetën se ku është Hysni Ismaili?

“Ku është Hysni Ismaili? Ai është nënkryetari i dytë i Kuvendit? Pse asnjëherë nuk u ul në vendin tuaj dhe të udhëheqë vazhdimin e seancës. Apo tani më nuk është pjesë e shumicës dhe nuk ka të drejtë të udhëheqë më seancën”, tha Ivanka Vasilevska, deputete e VMRO-DPMNE-së, transmeton TV21.

Ismaili është deputet nga radhët e Alternativës, parti e cila doli nga Qeveria dhe ndër ministrat që pritet të shkarkohen, janë edhe kuadro të saj.