28 vjet më parë në Poroj të Tetovës nisën ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës. Banorët e fshatit Poroj shprehen ekskluzivisht për TS, se si kanë qëndruar besnik ndaj UT-së si janë ndeshur me policinë e e atëhershme vetëm për të mbrojtur pragun e Mektebit që mbante vulën e Universitetit.
Sipas tyre 17 shkurti është krenari, kjo datë nuk harrohet, pasi bashkë kanë organizuar që të mbrojnë Universitetin. Ata shprehën që kanë qëndruar disa netë pranë UT-së, dhe me 17 shkurt kanë ardhë policia në orët e mëngjesit.
“Ne kemi qenë afër 40 -5o- bashkëfshatarë, erdhi autobusi me policë bashkë me shokët e kemi bllokuar autobusin, i dolëm autobusit para, policia kishte armatim, dhe ne ishim të vendosur ose do të vdesim ose do të mbahet mësimi në UT” shprehet me kënaqësi për mbrojten e universitetit një nga mbrojtësit e UT-së,për TS.
Ata gjithashtu kujtojnë edhe një bashkëfshatarë me emrin Azem Bejta i cili është hedhur mbi autobus për të paraandaluar policinë që mos ty hyje në godinën e Mektebit pra të UT-së.
Që nga ajo kohë, në Poroj të Tetovës rikujtohen ligjeratat e para që sot zyrtarisht edhe u shpalos pllaketa “SHESHI I REZISTENCËS” në Poroj. /TS/