Tërmetet në Turqi që morën shumë jetë njerëzish, kanë ngritur alarmin edhe në vendet tjera gjegjësisht në Maqdoninë e Veriut për të kontrolluar  cilësinë e ndërtimve. Sipas profesorit të Inxhinierisë së tërmeteve Enis Jakupi për TS thotë se objektet e reja janë të sigurta, ata të vjetrat duhet të mirëmbahen dhe të bëhen kontrolle të mureve, shtyllave dhe fasadave e jo vetëm të lahen shkallët dhe të mirëmbahen ashensorët.

“Siguria  është koncepcionale, ka edhe objekte të reja që janë të sigurta, nuk ka arkitekt apo inxhinier ndërtimi që objekti i tij të bie, por janë faktorët tjerë gjatë ndërtimit që e prishin qëndrueshmërinë e objektit ose e zovoglojnë. Objektet që janë në Pollog, që janë ndërtuar me leje ndërtimi sipas normave të Ish Jugosllavisë, ne mund të krenohemi pasi jemi shteti i parë që kemi pasur rregulla sizmike që ng viti 1962, nga viti 1983 këto kode janë rritur dhe tani vazhdojnë që të jemi njejtë si në vendet evropiane me rregulla të reja. SIpas evrokodit 8 dhe evrokodit 2 pasi evrokodi 2 merret me projektimin e betonit a evrokodi 8 me inxhinierinë e tërmeteve. Dhe tash këtu parashihen jetëgjatësia e objektit, pasi gjatë një periudhe të caktuar harxhohet. Tash duhet të merremi me hulumtime të reja, çka ndodh me objektet që kanë kaluar 50 vjet e çka do të ndodhe me objeket 100 vjet”  thotë profesori i Inxhinierisë së tërmeteve që ligjeron në Universitetin e Tetovës, Enis Jakupi.

Sipas tij në Maqedoninë e Veriut nuk ka mirëmbajte to objekteve kolektive, pasi këtu vetëm bëhen pastrimi i shkallëve dhe mirëmbajtja e ashensorëve, por jo edhe cilësia e një objekti pasi ka kluar vite, si murret, si shtyllat apo fasada.