Portali TS.mk ka siguruar identitetin e dy personave që u vranë mbrëmjen e sotme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Ata ndryshe njihen me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”.

Dhe  personi i tretë Talha Ali është i plagosur rëndë që gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit.

Vrasja ka ndodhur në kafiterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar.

Personi me syza është Jeton Krivanjeva ndërsa tjetëri është Enes Iseni.