Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti edhe pse në kohën e fundit është zëri kritik i Qverisë  për mos realizimin e projekteve për Sarajin, sot ka promovuar projektet e financuara nga Qeveria gegjësisht nga Minsitria e Transportit dhe Lidhjeve.

Bexheti i cili është rreshtuar në “Grupin e Zjarrit” në çdo tubim të mbajtur nga ky grup ka potencuar se Qeveria nuk ka realizuar asnjë projket për Sarajin dhe se kjo garniturë e Qevrisë apo këta ministra të BDI-së kanë realizuar vetëm 2% të premtimve të vititn 2020.

Me këtë bie ndesh vet Bexheti pasi sot në Kopanicë ka promovuar rrjetin e kanalizimit fekal dhe kolektorit kryesorë të financuar nga Qeveria e nga ana tjetër thotë se Qeveria nuk investin aspak në Saraj.

“Sot bashkë me sekretarin e komunës z. Sefi Shabani dhe banorët e vendbanimit Kopanicë ishim në teren për të inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe kolektorit kryesorë.
Projekti është në gjatësi prej 13 km, ku do të instalohen afër 500 shakte dhe kap vlerën prej 78.968.334 denarë.
Punimet zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në një afat të shkurtër kohorë do të zgjidhet problemi i kahmotshëm që ka tanguar banorët e vendbanimit Kopanicë” ka shkruar Bexheti.