“Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politikë. Vetëm një arsye kam – Ali Ahmeti. Është burrë i jashtëzakonshëm, i cili e tret veten për t’iu bërë dritë të tjerëve. Është një burrë që nuk i di salltanetet dhe sefatë”.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga tubimi i BDI-së në Çair ka folur për familjen e tij.

Shtoi se publikimi i dokumenteve të “UDB-s, dëshmoi se Ali Ahmeti është i pastër si kristali dhe si loti”.

“Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë, dhe në veçanti Dega e Çairit nuk duhet ta harrojë asnjëherë. Nuk guxojmë të jemi bukëpërmbysës. Nuk guxojmë t’ia kthejmë shpinën Ali Ahmetit”, tha Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume