Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, ku edhe siç është paralajmëruar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, Borel sot do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa nesër do të kryesojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe vendit, ku Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri Oliver Varhei.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume