Takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka bërë bashkë qindra gazetarë.

Gazetarë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë janë mbledhur për të përcjellur nga afër konferencat e sotme nga liderët.

Kujtojmë se tashmë kanë përfunduar takime dypalëshe që shefi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e patën fillimisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e pastaj me kryeministrin, Albin Kurti.

Teksa pritet fillimi i takimit trilateral, Klan Kosova merr vesh se në takimet e ndara është biseduar se si Beogradi dhe Prishtina e shohin aneksin e ri për zbatimin e planit evropian për të cilin palët ishin pajtuar më 27 shkurt në Bruksel.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume