Edhe pse takimet dypalëshe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me zyrtarët evropianë ka kohë që kanë përfunduar, takimi i përbashkët i tyre nuk ka nisur ende, ndërsa ende nuk dihet kur palët do të ulen në tryezën e përbashkët.

Bisedimet janë zgjatur nga çfarë ishte planifikuar për shkak të pikës që ka të bëjë me asociacionin i komunave me shumicë serbe. Mësohet se Kurti ka kundërshtuar që drafti i asociacionit të paraqitet vetëm 15 ditë pas marrëveshjes.

Ndërkohë në një dalje për mediat nga Ohri, zëdhënësi I BE-së Peter Stano, hermetik për të dhënë informacione nga bisedimet, tha se takimi mund të përfundojë pasdite ose edhe në mbrëmje. Stano tha se shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel tha se do të dalë para gazetarëve në përfundim të takimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume