Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë edhe këtë fundjavë ka kryer disa aktivitete të kontrollit në komunikacion për rend dhe siguri më të madhe në rrugët në rajonin e gjerë të Pollogut. Këshut që, dje (19-mars) nga ora 12:00 deri në orën 18:00 është kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë konstatuar dhe sanksionuar 57 tejkalime të shpejtësisëë maksimale të lejuar (TE-22 dhe GV-35) jashtë vendbanimit. Tre nga tejkalimet ishin me mbi 70 kilometra në orë (TE-2 dhe GV-1), 24 tejkalime deri në 70 kilometra në orë (TE-12 dhe GV-12) e kështu me radhë.
 Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 52 tejkalime të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim (TE-25 dhe GV-27), si dhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-2 dhe GV-8).
 Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ku shpeshherë shpejtësia tejkalohet për 50 kilometra në orë e më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për rrugët regjionale dhe lokale, ndërsa rekomandohet kujdes maksimal për vozitësit në rrugët e qytetit, veçanërisht në hyrjet në Tetovë dhe Gostivar. Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përpjekjet e vazhdueshme që po ndërmerren për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme të trafikut në këtë fushë.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume