Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pjesë të Pejës.

Nga pamjet dhe informacionet kuptohet se janë duke u djegur depot e Elkosit në këtë qytet, transmeton KlanKosova.tv.

Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv, se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe momentalisht, pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume