Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, ku prezent ishin edhe Grupi i Zjarrit, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Evropë dhe se ky është moment i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut për rrugën drejtë BE-së.

“Tema ka qenë mjaftë atraktive, Fornti për evropë dhe është moment i rëndësishëm jo veëtm për BDI por edhe për gjithë qytetarët e RMV që ky front të zmadhohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të mirë qytetarëve të RMV-së asnjëherë nuk mund të ju bëjmë përveç se me anëtarsimin e vendit tone në BE” – tha Ali Ahmeti.

Ndryshe pritet të mbahet edhe një mbledhje javës që vjen ku pritet të diskutohen çështjet tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume