Gjatë fundjavës, ekipet e N.P. “Higjiena Komunale-Shkup” pastruan deponinë e egër që ndodhej në bulevardin “Bosnja dhe
Hercegovina”, në afërsi të parkingut në stacionin Hekurudhor në lagjen Shkup Veri.

“Aktivitetet u kryen nga pesë punëtorë në terren, duke shfrytëzuar automjetet speciale komunale – ngarkues, transportues dhe kiperë. Janë
larguar dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje, ndërtimore dhe të përziera. Pas largimit të mbetjes së hedhura në mënyrë të paligjshme, është realizuar edhe fshirja mekanike e të gjithë lokacionit”, thonë mes tjerash nga N.P. “Higjiena Komunale-Shkup”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume