Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njoftoi se më 29 dhe 30 mars moti do të jetë me temperatura të ulëta nën 0 gradë celsius.

Temperaturat minimale më 29 mars do të jenë -5 në Kriva Pallankë, -4 në Resnjë dhe Manastir, -3 në Prilep dhe Tetovë, – 2 në Shkup, Strumicë dhe Koçani, -1 në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa 0 gradë celisus do të jetë temperatura minimale në Kavadar.

Më 30 mars, temperatura do të jetë -4 në Kriva Pallankë, -3 në Manastir, -2 në Strumicë, Resnjë dhe Tetovë dhe -1 në Shkup dhe Prilep.

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje bujqve që në kohë të ndërmarrin masa sa më të shpejta për të mbrojtur plantacionet frutore nga ngrirja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume