Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje në Bratisllavë me eurodeputetin sllovak dhe raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”, ka thënë Lajçak.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1640427341510787106?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1640427341510787106%7Ctwgr%5Ef87950c11ec0492dca8ae49357d8136746b93f06%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Flajcak-bisedon-per-dialogun-me-raportuesin-per-serbine-ne-parlamentin-evropian1%2F

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume