Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahet seanca në të cilën deputetët do të kenë mundësi që kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar t’i parashtrojnë pyetje.

Pyetjet e deputetëve mbahen zakonisht çdo të enjte të fund-muajit, megjithatë sot do të mbahen me kërkesë të Qeverisë.

Seanca pritet të filloj në ora 11:00, dhe sipas traditës të parët pyetje do të parashtrojnë deputetët e opozitës, megjithatë fillimisht deputetëve do tu kumtohen përgjigjet me shkrim të pyetjeve të mëhershme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume