Arritëm të ndryshojmë perceptimin e investitorëve të huaj për zonat dhe perceptimin se vendi është destinacion me fuqi punëtore të lirë. Tani investitorët e huaj vendosin të investojnë në vendin tonë jo për shkak të pagave të ulëta të punëtorëve, por për shkak të kushteve të tjera të favorshme për biznesin që i ofrojmë si shtet, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi nga foltorja e kuvendit.

Trendi i rezultateve pozitive në zonat ZZHTI, Bytyqi pret të vazhdojë edhe këtë vit.

“ZZHTI tregoi rezultate të jashtëzakonshme vitin e kaluar dhe pres që ky trend të vazhdojë edhe në vitin 2023. Nuk ka konfirmim më të mirë se vendi po ecën në drejtimin e duhur sesa hapja e vendeve të reja të punës, investimet kapitale, rritja e pensioneve dhe përkrahja për qytetarët, kompanitë, subvencionet për fermerët dhe investimet e reja të huaja”, tha Bytyqi.

Siç theksoi zëvendëskryeministri, rritja e eksporteve dhe vendeve të punës vazhdoi edhe këtë vit. Analiza mujore e muajit shkurt tregoi se kompanitë në ZZHTI kanë realizuar eksporte mbi 330 milionë euro, që është 20 për qind më shumë se janari i këtij viti, 26 për qind më shumë se 2021 dhe 53 për qind krahasuar me vitin 2020. Numri i të punësuarve në janar shënoi rritje dhe tani është në nivelin e 16500 punonjësve. Vetëm në dy muajt e parë të vitit janë hapur gati 190 vende të reja pune në kompanitë e zonave ZZHTI.

Sipas zëvendëskryeministrit, këto rezultate janë arritur me zero fonde publike për promovim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume