Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot ka realizuar bastisje në Kumanovë.

“Sot, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar S.Sh.(24) nga fshati Ramanli të Kumanovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe marrë 12 pako me marihuanë. S.Sh. është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume