Ministri i Drejtësisë realizoi takim me Kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska dhe me Zëvendëskryetaren, Katica Nikollovska.

Në takim u bisedua për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe KSHPK-së si dhe për aktivitetet të cilat po ndërmerren në pjesën e realizimit të masave dhe aktiviteteve në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu u bisedua edhe për nevojën e fuqizimit të mekanizmave për parandalim dhe eliminim të korrupsionit. U konstatua domosdoshmëria për implementim të mekanizmave ligjorë dhe kontrollues për mbikëqyrje dhe përcaktimin e përgjegjësisë të aktorëve përkatës, veçanërisht në kuadrin e gjyqësorit.

Në takim u shkëmbyen qëndrime edhe lidhur me fuqizimin e rolit dhe zgjerimin e kompetencave të KSHPK-së dhe nevojën për fuqizimin e pavarësisë financiare dhe gjendjen me burimet njerëzore të komisionit.

Ministri Lloga theksoi se në periudhën në vijim do të shqyrtohen mundësitë e vendosjes së detyrimeve ligjore për dërgimin e pyetësorëve për më shumë kategori të cilat nuk janë të përfisha me legjislacionin ekzistues.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume