Ministria e Drejtësisë ka dërguar korrespondencë me shkrim me kërkesë për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkresa janë dërguar në zyrën e Kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sekretariatit për Çështje Evropiane, partive politike parlamentare dhe ekspertëve të cilët kanë njohuri për çështjen kushtetuese. Afati i fundit për emërimin e përfaqësuesit është më së voni 10.04.2023.

Në kërkesën për nominim është e cekur se në interes të përmbushjes së detyrimit tonë që rrjedh nga korniza negociuese e miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, është i nevojshëm bashkimi politik për të garantuar perspektivën evropiane të vendit tonë. Për këtë qëllim është e nevojshme të caktohet një përfaqësues i cili ka njohuri në fushën e së Drejtës Kushtetuese, i cili do të marrë pjesë aktive në grupin punues gjatë hartimit të ndryshimeve kushtetuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume