Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar disa rekomandime që kanë të bëjnë me adaptimin e sistemit lidhur me ndjekjen e rasteve të fruthit – përcjell KlanM deklaratën e zëdhënësit të KSI-së, Zlate Mehmedoviq.

“Gjëja e parë dhe kryesore është të rritet mbikqyrja epidemiologjike ndaj etheve për shkak se në këtë mënyrë do të mundim më shpejtë të amortizojmë procesin e rasteve të reja të detektuara. E dyta, të rritet vetëdija tek punonjësit shëndetësor dhe popullata për ekzistimin e rasteve të fruthit. E treta, ka të bëjë me mjekët amë, pediatrët dhe infektologët që me kujdes të ndjekin simptomat që janë karakteristike për fruthin” – ka deklaruar Mehmedoviq.

Në takimin e sotëm të KSI-së, sic përcjell KlanM, është shqyrtuar edhe rasti I vetëm I fruthit që është paraqitur në vend.

“Në vitin 2019 ishte rasti I fundit. Bëhej fjalë për një fëmijë 13 muajsh nga Sveti Nikola. Ishte hospitalizuar në Spitalin e Shtipit. Është lëshuar për mjekim dhe izolim shtëpiak. Është në situatë stabile shëndetësore. Pritet të mos ketë pasoja për shëndetin e fëmiut” – tha Mehmedoviq.

Nga KSI-ja, siç njofton KlanM, rikujtuan se vaksina MRP është e obligueshme dhe mjeti I vetëm efikas për mbrojtje nga epidemia. Mosvaksinimi, mes tjerash, nënkupton edhe pasoja juridike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume