Oleg Stefanovski është gjysëmmaturant në shkollën fillore “Braça Miladinovci” në Shkup, i cili të ardhmen e tij e sheh duke punuar në fushën e teknologjisë informative – komunikuese, si dizajner 3D i lojërave. Arsimin e mesëm do ta vazhdojë në shkollë të akredituar për punë sipas programit IB, ndërsa arsimin e lartë në ndonjë nga fakultetet që ofrojnë programe studimore nga fusha e informatikës-komunikimit.
Sot takim me të kishte ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili i dëshiroi suksese në realizimin e planeve dhe synimeve të tij personale dhe profesionale, duke potencuar se institucionet e sistemit angazhohen të forcojnë mbështetjen për arsimin dhe punësimin e të rinjve.
“Oleg është nxënës i talentuar i cili e di se cila fushë e studimit dhe e punës mund t’i sigurojë një të ardhme të mirë. Ai dëshiron të jetë programues, përkatësisht ka zgjedh një nga profesionet më me prespektiv. Nënkuptohet përveç sektorit të IT-së, kuadri kualifikues mungon pothuajse në të gjitha profesionet e tjera dhe për këtë arsye, apeli im për të rinjtë është që gjatë zgjedhjes së arsimit, pa dallim nëse është i mesëm apo akademik, të udhëhiqen nga të dhënat se çfarë nevojitet në tregun e punës. Ky është parakusht themelor për sukses të mëtejshëm”, u shpreh Shaqiri pas takimit.
Ministri informoi se në konkursin për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin akademik 2023/2024 janë paraparë 259 paralele duale me gjithsej 6.475 vende, ndërsa mësimi do të realizohet në bashkëpunim me mbi 500 kompani, ndërsa konsultimet për konkursin për regjistrim në arsimin e lartë janë në rrjedhë dhe aty, gjithashtu përparësi për më shumë vende të lira do të kenë fakultetet teknike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume