Shkup, 10 prill 2023 – Sot Insitutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në
Shkup, e vizitoi ambsadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Otsuka Kazuya, i cili u prit nga
drejtori Skender Asani dhe ekipi i tij.

Me këtë rast, drejtori Asani, duke e falënderuar ambasadorin Kazuya për vizitën dhe interesimin
e tij dhe të shtetit japonez për zhvillimin e vendit tonë, e njoftoi atë me ecurinë e vrullshme të
Institutit dhe zhvillimet kulturore e shkencore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ai nënvizoi se
Japonia ka dhënjë një kontribut të jashtëzakonshëm për Maqedoninë e Veriut në disa etapa
historike, deri në ditët e sotme, ndërsa spikatë ndihma e tyre në rindërtimin e Shkupit pas
tërmetit të vitit 1963.

Asani dhe Kazuya biseduan edhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen,
përmes projekteve konkrete, ndërsa ambsadori japonez shprehu gatshmërinë e tij dhe të
shtetit japonze që ta ndihmojë Institutin në këtë drejtim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume