Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap i domosdoshëm që Maqedonia e Veriut të vazhdojë negociatat e filluara për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE), thotë në një prononcim për PRESSonline.al, Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA).

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Të gjithë faktorët politik duhet të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet në këtë drejtim, e jo të shfrytëzojnë situatën për përfitime në politikën e përditshme. Çdo ngecje në integrimet euroatlantike ne na kushton shumë, edhe si vend, edhe si qytetarë. Çdo ngecje sigurisht se sjell edhe rrezik për zgjerimin e ndikimit të Rusisë në vend, për shkak se asaj nuk i konvenon që ky rajon të jetë i integruar në BE dhe NATO dhe të jetë jashtë ndikimit rus”, tha Saraçini për PRESSonline.al

Ndryshe, përveç Lëvizjes BESA dhe Alternativës, përfaqësues të saj në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë caktuar edhe opozitarja VMERO-DPMNE, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë së Veriut, si dhe dy tre parti me të vogla që në parlament përfaqësohen me nga një deputet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com