Si shumë herë më parë, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Kjo është arsyeja pse OBRM-PDUKM po përhap qëllimisht të pavërteta për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, projekti më i madh me vlerë 1.3 miliardë euro.

Nga këto mjete, mbi 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendase të ndërtimit.

Janë krejtësisht të pasakta pretendimet e OBRM-PDUKM-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve.

Si çdo marrëveshj tjetër ku Investitori dhe Kontraktuesi kanë të drejtat dhe detyrimet e veta, Kontraktuesi mund të punojë në kushte ku zbatohen dispozitat ekzistuese ligjore, por në atë rast afati i ekzekutimit do të ishte më i gjatë.

Gjithashtu është e pavërtetë pretendimi se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore cenon të drejtat e punëtorëve.

Bëhet fjalë për ndryshime të propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës që i referohen vetëm projekteve me interes strategjik dhe kombëtar, gjegjësisht bëhet fjalë për një zgjidhje me të cilën punëtorët e ndërtimit që punojnë në këtë lloj projekti do të marrin kompensim 50% më shumë për çdo orë të punës në javë dhe do të marrin kompensim për punën jashtë orarit të punës në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës”, sqarojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se dhe ajo që është më e rëndësishmja, e gjithë kjo do të ndodhë vetëm me pëlqimin paraprak me shkrim të vetë punonjësit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume