Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke zhvilluar në Rashkë takim me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Në takim po marrin pjesë kryeministrja Ana Bërnabiq, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, ajo e Bujqësisë Jelena Tanaskoviq dhe ministra të shumtë në Qeverinë e Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Të pranishëm janë edhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësues të serbëve nga Kosova, kryetari i komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtiq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Milan Radoiçiq, kryetarët e komunave Leposaviq dhe Graçanicë, Zoran Todiq dhe Ljiljana Shubariq dhe përfaqësues të tjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume