Kryeministri Albin Kurti sot do të pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Takimi mes homologëve është planifikuar të nisë nga ora 9, në ndërtesën e Qeverisë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për media.

Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore. Ai sot po ashtu do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume