Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati.

Përmes një postimi në Facebook, ata u kanë shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të tij, përcjell Klankosova.tv.

“Ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati, specialist i Ortopedisë.Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë”.

“Dr.Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume