Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani hodhi poshtë mundësinë që formulim e “maqedonasit bullgarë” të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Ndryshimet kushtetuese janë saktë të përmendura te Protokolli i nënshkruar me Bullgarinë, se si do të duket dhe si do të jetë pozita e bullgarëve në Kushteutë”, u shpreh Osmani.

Formulimin “maqedonas bullgarë” e dha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i cili para disa ditëve deklaroi se ai personalisht është angazhuar për këtë term.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume