Përveç “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel, edhe Fushë-Kruja përmendej nga Dick Marty si vend ku ushtarët e UÇK-së kishin kryer trafikim organesh.

Në mesin e këtyre akuzave përfshihej edhe shtëpia e Imer Bramës nga fshati Buraj në Fushë Krujë.

Ai në një rrëfim për “Gjurmë Shqiptare” në “Top Channel”, ka treguar se shtëpia e tij asnjëherë nuk ishte lëshuar as për refugjatë. Kjo pasi fshati ishte i largët, pa rrugë e pa rrymë.

“Në vitin 1999 shtëpia sa ishte ndërtuar. Kati i parë ka qenë hangar duhani. Unë e kam përdorur nga viti 1994 deri në 1999 mobilieri, sipër jetojshim. Është punuar mobilieri. Në vitin 1999 këtu kanë qëndruar punëtorë qëkanë punuar. Janë dëshmitë që e pata lidhur energjinë elektrike”, ka thënë ai.

Brama e kishte paditur Dick Martyn pasi e kishte përmendur shtëpinë e tij si vend ku ishte kryer trafik organesh. Megjithatë, padia është rrëzuar pasi Gjykata e Tiranës nuk kishte kompetencë për trajtimin e saj.

“Raportin e Dick Martyt e kam hedhur në gjyq, këtu nuk figuron gjykata. E kam akuzuar për akuzë të rremë dhe ulje morali. E kam kërkuar dëmshpërblim. U mbajtën dy seanca, dhe e hedhi gjykata tha shko në Strasburg se nuk këna kompetencë më tepër”, ka thënë Brama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume