Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë kontributin e Mbretërisë së Bashkuar, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur u bë ndërhyrja e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb”, tha Kurti në një intervistë për mediumin britanik, The Times.

Kurti po ashtu tha se ai shpreson që kryeministri i atëhershëm i Britanisë në kohën kur filluan sulmet ndaj caqeve serbe, Tony Blair, të mund të vinte për të festuar Ditën e Çlirimit, më 12 qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume