Dëshmitari i dytë i mbrojtur, që ka treguar se është anëtar i LDK-së nga viti 1992, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë për UCK-në, daljen publike të saj në vitin 1997.Në dëshminë e tij, në varrimin e mësuesit Halit Geci me 28 nëntor 1997, kur u prezanta UCK-ja, dy ishin me maskë e një tjetër jo, u fol se është koha për luftë, për clirim dhe ska asgjë nga pacifistët.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Një pjesë e dëshmisë së tij para prokurorit:Prokurori: Kur e ke dëgjuar për herë të parë UÇK-në?
Dëshmitari: Në Kosovë ka ekzistuar edhe më herët Ministria e Mbrojtjes. UÇK-ja si formacion ka dalë pak më vonë, në vitin 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.Prokurori: A iu kujtohet ndonjë incident konkret kur e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?
Dëshmitari: Ka qenë më herët kur u folke për UCK-në. Mirëpo pas vrasjes së komandantit legjendar Adem Jashari doli publikisht UÇK-ja dhe luftuam për ta. E kemi kuptuar nga komunikatat, kur e merrnin përgjegjësinë për ndonjë sulm.Prokurori: Në 1997 ju vetë e keni parë atë komunikatë?

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com