Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar këdo që është interesuar këto ditë për shëndetin e tij, pas operacionit që pati mbrëmë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim! Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama tha se beson se shumë shpejt t’i kthehet angazhimeve.

Kujtojmë se kryeministri Rama të hënën u operua për zorrën qorre.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com