Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi Parlamenti Evropian votoi sot.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Kurti potencoi se heqja e vizave na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, shkroi Kurti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com