Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në bashkëpunim me deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punohet për avancimin e zgjidhjes ligjore për realizimin e së drejtës për racionit  të subvencionuar të studentëve, e cila ndër të tjera nënkupton një rritje e kompensimit ditor në të holla .
Ndryshimet e propozuara në ligj për zgjidhjen e sistemit të ri janë në procedurë parlamentare dhe pas miratimit të tyre pagesa do të vazhdojë rregullisht dhe studentët që realizojnë  këtë të drejtë do të marrin shumën e rrritur  në llogaritë e tyre të transaksionit.
Ministria ofron mbështetje për  sjelljen më të shpejtë të ndryshimeve ligjore, dhe ndërkohë kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme, gjegjësisht mbledhjen e informatave të nevojshme nga institucionet kompetente për pagesën e shpejtë të mjeteve financiare  menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume