Ditë më parë është publikuar një video e Hoxhës Mazllam Mazllami, në të cilën ai ka ofenduar rëndë dëshmorët dhe flamurin kombëtar.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në këtë video, ai bëri komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë të ulët.

“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij Mazllami.

Për këtë ka reaguar ashpër diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se “Hoxha Mazllam Mazllami ka nevojë vetë për hoxhë”.

Më tej, Lauka tha se këto deklaratat e fundi të hoxhës Mazllami, dëshmojnë se ai ka probleme serioze me shëndetin mendor, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hoxha Mazllam Mazllami ka nevojë vetë për hoxhë

Përdhosja e flamurit kombëtar shqiptar, duke e quajtur leckë, denigrimi i himnit tonë kombëtar, i shqiponjës dykrenore, simbolit tonë të lirisë, si dhe i dëshmorëve të atdheut, dëshmojnë se hoxha Mazllam Mazllami ka probleme serioze me shëndetin mendor.

Profeti Muhamet thotë se dashuria për atdheun është pjesë e besimit. “Për fe e atdhe” ishte dhe mbetet slogani i patriotëve të vërtetë, të të gjitha besimeve, përfshirë atë musliman.

Muslimanizmi dhe atdheu nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Vetëm mendjet e sëmura, të prekura nga radikalizmi dhe ekstremizmi, përpiqen t’i shohin si nocione përjashtuese. Siç po vepron hoxha Mazllam Mazllami, i cili , duket se është bërë vetë për hoxhë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com