Drejtori i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, Zoran Gjorgiev tha se ka rënie në çmimin e materialit ndërtimor dhe pritet që i njëjti trend të vazhdojë, transmeton TV21. Gjorgiev thotë se me rënien e çmimit të materialit ndërtimor, pritet të bie edhe çmimi i banesave për metër katrorë.

“Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis ndërtim në “furrën e vjetër të ushtrisë”, kështu që të mund që kësaj “çmendurie” që e ka kapur shtetin, por edhe rajonin për metër katrorë, të jemi një lloj rregulluesi. Mendoj se çmimet do të bien ndjeshëm”, tha Zoran Gjorgiev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume