Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.

Prej mesditës kryesisht në zonat malore moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Do të fryjë erë në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë nga 0 deri 8 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës temperatura do të arrijnë nga 11 deri 21 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira deri në mesatare dhe me kushte për reshje të shiut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume