SERBI– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç shprehet se “nuk ka gjasa që Kosova të anëtarësohet në UNESCO”. Këtë deklaratë diplomati serb e bëri pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azule në paris.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai ka thënë se ka kërkuar nga UNESCO “që t’i kushtohet vëmendje e veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë e M.”.

“Në nëntor po përgatitet të mbahet Asambleja e UNESCO-s. Për ne është me rëndësi, duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën e M. Deri më tash nuk ka kërkesë të Kosovës për anëtarësim, në UNESCO, por nuk do të thotë se s’do të ketë. Për ne është mirë që është një organizatë botërore, e jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka thuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anërtarësimit në UNESCO”, tha Daçiç, shkruan“Tanjug”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com