Taravari uron Bajramin: Vlerat e islamit mos të harrohen pas Ramazanit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij urues, kryetari Taravari thekson se parimet e një muaji gjatë Ramazanit, duhet t’i vazhdojmë edhe më tej me paqe, dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.
“Nesër është një festë e madhe për të gjithë besimtarët muslimanë kudo qofshin ata! Uroj që vlerat që na mëson islami, mos të harrohen me mbarimim e këtij agjërimi dhe të kujtohen vetëm për Ramazanin e vitit tjetër! Uroj që këto parime të jenë udhëzim për çdo orë e për çdo ditë për secilin nga ne! Gëzuar Bajramin të gjithëve dhe u mbushtë çdo familje me dritën e Zotit! Gëzuar!”, thekson në urimin e tij Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Video. https://wetransfer.com/downloads/367b03f58640374e3f019e7a77f47e5020230420105337/f7a08e7fafc0bd7131b8dca015787afa20230420105351/a5bfa8?trk=TRN_TDL_01&utm_campaign=TRN_TDL_01&utm_medium=email&utm_source=sendgrid