Tre partnerët më të mëdhenj në Qeveri, LSDM-ja, BDI-ja dhe ASH-ja, po bisedojnë për të shkarkuar, drejtorin e Drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, iniciativë e cila, siç mëson Alsat është ngritur nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burimeve të Alsat, shkarkimi i Stankoviqit kërkohet për shkak të mungesës së rezultateve në punë, por edhe me kërkesë të faktorit ndërkombëtar, pas zhvillimeve që ndodhën në burgjet e vendit si arratisjet, hapja e tunelit, djegia e automjeteve të dy zyrtarëve në Burgun e Idrizovës dhe të tjera. Arsye tjetër e kërkesës për shkarkim është edhe shqetësimi që ngritën policët e burgut të Idrizovës për shkak të kërcënimeve dhe dhjetëra prej tyre kërkojnë dorëheqje ose kanë marrë pushime mjekësore. Burime të Alsat njoftuan se drejtori i Sanksioneve, Jovica Stankoviq, dje ka qëndruar edhe në Burgun e Strugës ku është takuar me ish-shefin e DSK-së Sasho Mijallkov. Stankoviq ka konfirmuar për Alsat takimin me Mijallkovin, por se i njëjti sipas tij është realizuar në suaza të vizitave që i ka bërë gjatë ditës së djeshme në disa burgje të vendit ku ka takuar me më shumë të burgosur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume