Presidenti Stevo Pendarovski, festën e Fitër Bajramit, e ka shijuar në Çair të Shkupit, tek familja e Sead Dacës. Presidenti ka falënderuar për mikpritjen duke dëshiruar atmosferë të bukur e të qetë festive.

“Dua që ditët festive t`i kaloni në paqë e harmoni. Pa marrë parasysh përkatësinë fetare, etnike dhe politike të kemi mirëkuptim dhe respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve” – ka shkruar në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume