Aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të të premtes në Shkup. Një auto-ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në afërsi të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, informon Klan Macedonia.

Nga përplasja, ambulanca është përmbysur, ndërsa nuk dihet nëse brenda saj ka pasur pacient, njejtë siç nuk dihet as fati i pjesëmarrësve në aksident.

Nga MPB priten detaje gjatë ditës së nesërme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume