Një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 07:05 dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com