Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi sot ka bërë me dije se qeveria nëpërmjet të Ministrisë së Transportit dhe Ndërrmarjes së rrugëve, ka realizuar pagesën e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D, përcjell TS.
“Qeveria, nëpërmjet të Ministrisë së Transportit dhe Ndërrmarjes së rrugëve, ka realizuar pagesën e parë ndaj realizuesit të punimeve Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D.
Pagesa ka të bëje me paradhënien standarde (avans) si në çdo projekt tjetër si dhe me mobilizimin e realizuesit për punë në përputhje me kontratën.
Siç u tha, asgjë më nuk e ndal dot ndërtimin e korridoreve.
Është në duart e deputetëve që të vendosin a do të ndërtohen këto autostrada më shpejtë dhe shumë më lirë ose më ngadalë e shumë më shtrenjtë” ka shkruar Grubi./TS/